Kuriozitete
Nën hetim disa operatorë turistikë, zbulohet skema si dërgonin shqiptarë jashtë vendit
Nën hetim disa operatorë turistikë, zbulohet skema si dërgonin shqiptarë jashtë vendit
Edhe këtë të enjte, 41 shqiptarë janë riatdhesuar në Shqipëri, nga vende të ndryshme të BE-së.
Ata kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku janë pritur nga Policia e Shtetit, të kthyer nga Franca dhe Gjermania pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil në këto vende.
Nga aeroporti i Rinasit, Zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri të ditur se paralelisht me shtimin e masave dhe të kontrolleve, Policia ka ndërmarrë edhe një hetim për të gjithë ato operatorë turistikë.
Sipas Vodës, ka informacione se një pjesë e këtyre operatorëve, përmes dokumenteve false, mundësojnë udhëtimin e shqiptarëve jashtë vendit.
" Policia e Shtetit po merret edhe me investigimin e disa operatorëve turistikë apo individëve të cilët nëpërmjet dokumenteve false kanë mundësuar udhëtimin e shtetasve shqiptarë jashtë kufijve të territorit të Republikës së Shqipërisë me qëllimin për të kërkuar azil." tha Voda
Në fund të fjalës së saj, zv/ministrja përsëriti thirrjen se shanset për shqiptarët që të fitojnë azil në vendet e BE-së është zero. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.