Showbiz
Nëna e Klaudias i bën thirrje Albit: “Pastro emrin e vajzës, u njollos padrejtësisht”
Fill pas lajmit të ndarjes mes balerinëve të mirënjohur Albi Nako e Klaudia Pepa, kanë qenë të shumta reagimet e qindra ndjekësve të tyre në rrjete sociale, si edhe në mediat rozë.
E fundit që ka reaguar për lajmin e ndarjes së tyre është nëna e Klaudias, Lume Pepa e cila i bën thirrje Albit të pastrojë figurën e vajzës së saj që është njollosur padrejtësisht.
Lume Pepa shkruan se marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre dhe askush s’ka të drejtë të hedhë baltë mbi këtë gjë.
“Unë ju kam lexuar secilin. Duke falënderuar për dashamirësit që shprehin keqardhje e në të njëjtën kohë me respekt ju drejtohem atyre që japin mendime që s’kanë lidhje fare me problemin e aq më keq për mosmirënjohje nga Klaudia Pepa, duke cënuar moralin apo dinjitetin e Klaudias, kështu që më lind e drejta të ndërhyj pas gjithë këtyre fyerjeve pa kuptim e të pamerituara. Albi&Klaudia punuan me dhe për njëri-tjetrin, fillimisht për interes të ndërsjelltë të punës, e më pas dashuria që lindi mes tyre i lidhi edhe më shumë. Askush s’po kërkon fajtorin dhe as viktimën. Marrëdhënia e tyre vazhdon në mënyrën e tyre. Klaudia nuk meriton asnjë gërmë negativiteti nga asnjë nga ju që shkruani çfarë ju vjen në mend pa u menduar mirë dhe pa pasur informacionin e duhur. Albi Nako, të takon ty të pastrosh emrin e Klaudias të cilin po ja njollosin padrejtësisht!”,- shkruan Lume Pepa.
Kujtojmë që prej më shumë se një viti përflitej ndarja mes të dy balerinëve të famshëm, por duket se tashmë është bërë faktike dhe nga reagimet e të njohurve pranë Albit dhe Klaudias. /Blitz.al/