Kuriozitete
Nëna e re: U ndava me burrin, tani bëj jetën që dua, por po më ndodh hataja
Nëna e re: U ndava me burrin, tani bëj jetën që dua, por po më ndodh hataja
Një nënë e re e divorcuar thotë se mentaliteti i zonës ku banon nuk po e lejon të ketë punën që sipas saj meriton. Historia e saj është rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Jam nje vajzë 30-vjeçare nga Lezha. Që kur kam qenë e vogël kam patur ëndërr që të bëja një jetë të thjeshtë dhe të bukur, ndoshta ngaqe lexoja shumë libra dhe shkruaja shumë.
Ne moshën 19-vjeçare u njoha me dikë dhe në moshën 24-vjeçare u martova me të. Kaluan disa kohë dhe u ndamë bashkë edhe pse ishim me një fëmijë.
Vë re që paragjykohem shumë nga mentaliteti edhe pse une kam një jetë normale, një punë timen, një profesion dhe nuk bëj një jetë adoleshenteje.
Kur them që jam e ndarë, pavarësisht seriozitetit që kam si person dhe jetës së rregullt që bëj, shikohem jo si personi që jam, por privohem nga mundësitë për t’u punësuar prej administratës sidomos, edhe pse jam kryefamiljare.
Pa dashur të dukem mëndjemadhe po siç më thonë njerëzit jam njeri i kompletuar.
Një pyetje kam unë: Përse femrat e ndara gjykohen kaq shumë (edhe pse jetojnë me këmbë në tokë)?”, shkruan ajo.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.