Kuriozitete
Nëna e verbër, kujdeset për tre fëmijët e saj dhe zhvillon pasionin e vet (Video
Nicole, është një grua në të tridhjetat nga Utah që jeton me burrin e saj dhe kujdeset për tre fëmijët e tyre.
Nicole është e verbër!
Edhe pse ajo është një grua që kujdeset për tre fëmijë në verbëri totale, kjo gjë nuk e mban larg pasionit të saj – gatimit,
Ndërsa, burri i saj, Brandon, është në punë, gjen mënyra për të ndihmuar Nicolen, si gjetja e përbërësve në kuzhinë nepërmjet bisedave me kamerë dhe ai vepron si sytë e saj duke përshkruar fëmijet në rritje e botën përreth tyre.
Nicole nuk ka qenë gjithmonë e verbër. Ajo humbi të pamurit në vitin 2001, vetëm një vit pas martesës së tyre. Kur ajo filloi të kishte dhimbje të vazhdueshme të kokës dhe mjekët nepërmjet incizimit vërejtën se një baktere vdekjeprurëse po sulmonte trupin e saj.
Nicole ishte në koma për dy javë, por papritmas u zgjua dhe filloi të ecë. Pas gjashtë muajsh, përsëri bakteret u kthyen, por kësaj rradhe i’a morën shikimin, por jo edhe dëshirën për të ndërtuar një familje të lumtur.
Ajo së bashku me burrin e saj Brandon, nuk hoqën dorë nga planet për të patur fëmijë dhe një familje të lumtur e tani ata kanë 3 fëmijë dhe kështu po i’a dalin të jenë tejet mirë.
Nicole nga mjekët konsiderohet një mrekulli që ecë, ndërsa vet ajo – është inspirim për mijëra gra të tjera të cilat e ndjekin atë në blogun e saj të gatimit.