Connect with us

Nënë e bir u gjetën të masakruar në shtëpi, flet kunata e 46-vjeçarit: Nuk besoj se…

Kuriozitete

Nënë e bir u gjetën të masakruar në shtëpi, flet kunata e 46-vjeçarit: Nuk besoj se…

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku nënë e bir u gjetën të djegur në banesën e tyre, ndërsa sipas ekspertit të policisë dy viktimat janë vrarë e më pas u është vënë flaka.

Epiqendra e zjarrit sipas policisë, ka qenë trupi i 46-vjeçarit dhe kjo duket nga djegia e shtratit dhe dëmtimi i tavanit.

Olsi Hoxhallari dhe Salke Hoxhallari u gjetën të shkrumbuar në banesë ndërsa bashkëshortja e viktimës kishte qenë në gjumë.

Policia ka marrë në pyetje ish-kunatën e viktimës së bashku me 2 vajzat, të cilat pas deponimit janë liruar.

Afërdita Hoxhallari në një intervistë për “Panorama” ka rrëfyer se nuk ka pasur asnjëherë konflikte me viktimat.

Kunata, mendon se nuk janë vrarë, por djegur, pavarësisht se ekspertiza konfirmoi se dy viktimat janë qëlluar me sende të forta.

Ajo ka thënë:

Kemi shkuar mjaft mirë, nuk kemi pasur asnjëherë problem, e kam pasur si vëlla. Ai rrinte kryesisht në Greqi, ku dhe punonte dhe gjatë kësaj periudhe nuk isha takuar. Ai kishte ardhur që prej Vitit të Ri. Nuk kishte problem apo hasmëri me tjetër njeri. Ishte një njeri i qetë. Më morën në polici dhe më pyetën. Më thanë që i kanë vrarë, më thanë që i kanë goditur fillimisht. Nuk e di, unë besoj vetëm që janë djegur. Ata nuk kanë pasur hasmëri. Pastaj, në shtëpinë e tyre nuk guxonte të hynte njeri. Nuk kemi pasur as borxhe me njëri-tjetrin dhe prej vitesh nuk kishim lidhje. Nuk kam pjesë në shtëpinë e tyre. Nuk e besoj që janë vrarë, besoj që janë djegur. Prej burrit kam shtatë vite e ndarë. Ai ndodhet në burg. Nuk e di, në shtëpinë e tyre ne nuk kemi asnjë pjesë. Unë besoj gjithmonë se ata janë djegur. Ne nuk kishim ndonjë borxh me njëri-tjetrin.”

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top