Hulumtimet kanë treguar se për të pasur efekte të plota të limonit dhe në mënyrë që të siguroni përfitime jashtëzakonisht të shëndetshme për trupin tuaj këshillohet të konsumoni të gjithë frutin në anatominë e tij. Në fakt, lëkura e limonit ka dhjetë herë më shumë vitamina se sa lëngu.

 

Një studim i ri ka treguar për herë të parë se si limonoidet, përbërësit natyrorë të pranishëm në limonë dhe në fruta të tjerë të familjes së agrumeve, pengojnë rritjen e qelizave të kancerit të gjirit. Kjo hedh dritë të re mbi rëndësinë e agrumeve për parandalimin e kancerit të gjirit dhe mbështet studimet e kaluara, të cilat tregojnë se konsumimi i frutave mund të ulë rrezikun e kancerit të gjirit.

 

Ngrirja e limonit do t’i aktivizojë më mirë vetitë anti-inflamatore të këtij fruti dhe do të bëjë që ta konsumoni atë plotësisht. Kështu, merrni një limon të plotë, shpëlajeni mirë dhe vendoseni në frigorifer. Pasi të jetë ngrirë, grijeni apo bëjeni copash pa e qërruar më parë nga lëkura. Spërkatni më pas me limon sallatën tuaj, akulloren, supën, drithërat, makaronat, salcën spageti etj.

Përveç vetive të fuqishme anti-kancerogjene, lëkura e limonit gjithashtu detoksifikon trupin dhe e mbron nga bakteret, kërpudhat, parazitët dhe krimbat.