Connect with us

Një muaj para dasmës iu ndryshoi jeta përgjithmonë, historia prekëse e çiftit shqiptar

Kuriozitete

Një muaj para dasmës iu ndryshoi jeta përgjithmonë, historia prekëse e çiftit shqiptar

Një muaj para dasmës iu ndryshoi jeta përgjithmonë, historia prekëse e çiftit shqiptar

Suela dhe Florenci janë dy të rinj shqiptarë, të dashuruar prej vitesh, por që jeta i ka përballur me sfida dhe pengesa, që jo çdokush do t'i bënte ballë.

Në një mesazh dërguar “JOQ”, Suela ka treguar historinë e saj prekëse dhe sesi jeta i ndryshoi përgjithmonë një muaj para dasmës.

Në moshën 18-vjeçare u fejua me mblesëri me një djalë, Florencin, 23 vjeç. Ata u dashuruan shumë me njëri-tjetrin dhe pas dy vitesh vendosën të martoheshin.

Por një muaj para dasmës, bashkëshorti i saj i ardhshëm pësoi aksident dhe mbeti i paralizuar. Aty çdo gjë ndryshoi, Suela shkoi në Greqi dhe u kujdes për të për gjashtë muaj që ai ndodhej në spital.

“Falë Zotit pavarësisht çdo vuajtje sot kemi gjetur lumturinë sepse Zoti na ka bekuar me një vajzë dhe arritëm të bëjmë dasmën që ëndërronim pas 9 vitesh”, ka treguar Suela.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top