Kuriozitete
Një i verbër vëndon kamerë të fshehur në kurrizin e qenit të tij, kur gruaja e tij sheh se ç’farë ishte filmuar në të tmerrohet…|Video|
Të ballafaqohesh me verbëri është shumë rëndë, e sidomos për ata persona të cilët humbin shikimin e tyre pas një kohe. Njerëzit të cilët lindin të verbër, mësohen se si t ia dalin mbanë, por ata të cilët humbin shikimin e tyre më vonë i bie sikur të mësojnë çdo gjë për së dyti.
37 vjeçari, Amit humbi shikimin e tij para 5 viteve. Ai kishte një sëmundje të quajtur keracotonus e cila dëmton kornenë e syrit dhe vie deri tek humbja e të pamurit.
Për ti ndihmuar që t’ia dalë mbanë, Amit mori një qen; Kika, që ta udhëheqë atë. Kika ndihmon Amitin shumë, por ai dyshonte se njerëzit e ngacmonin atë dhe nuk e përfillnin ngaqë ishte i verbër. Ai vendosi që të filmonte çdo ditë të tij, për të parë reagimet e njerëzve në rrugë. Kamera ishte e vendosur mbi kurrizin e qenit të tij dhe ishte e fshehur mirë.
Çdo ditë ndodhnin gjëra të ndryshme.
Një ditë kamera kishte kapur një grua e cila po vëndonte keset e saja në ulësen e lirë me qëllim që Amiti të mos ulet pranë saj.
Kishte kapur edhe ato njerëz të cilët vetëm shikonin se si sillej vërdallë Amiti nëpër tren e nuk i a lëshonin vendin atij për t’u ulur.
Ajo gjithashtu kishte filmuar njerëz duke e sulmuar Kikan me çanta dhe ombrella me qëllim që ajo të largohej e të mos hypte në shkallët lëvizëse.
Kamera kishte filmuar edhe taksit e lirë teksa kalonin e nuk ndaleshin për Amitin për të hypur edhe pse ai kërkonte taksi.
Ajo filmoi edhe punëtorë në stacionin e trenit duke e injoruar Amitin edhe pse ai kishte kohë që kërkonte dikë për ndihmë.