Kuriozitete
Njihuni me burrin që shkon në punë duke notuar (Foto/Video)
Ndonëse shumica prej nesh shkojmë në punë duke përdorur veturën, autobusin, trenin apo edhe në këmbë, këtë gjë nuk e bënë gjithmonë Benjamin David.
Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për të shmangur trafikun e dendur dhe stresin që sjell, në punë shkon duke notuar përgjatë lumit Isar të Munihut.
Siç bëhet e ditur më tej, ai disponon një çantë të papërshkueshme nga uji, në të cilën vendos laptopin dhe rrobat e tij.
Varësisht nga moti, këtë rrugëtim 2 kilometrash, David e bën me rroba të gjata banje dhe sandale të gomës.
Siç citohet të ketë thënë ai, kjo mënyrë e udhëtimit, përveç tjerash është edhe shumë relaksuese.