Kuriozitete
Njihuni me gruan që lindi pa vagjinë
Një grua e re që kishte lindur pa vagjinë, i është nënshtruar një operacioni për t’ia mundësuar që të bëjë seks – dhe tani ajo shpreson të krijojë familje.
Devan Merck, 23 vjeçe, nga Fort Benning në Gjeorgjia në SHBA, ishte pikëlluar kur kishte mësuar se nuk kishte kanal vagjinal, një mitër të shformuar dhe pa zverk kur ishte 12 vjeçe, dhe ishte ofenduar për vite me radhë nga shokët e klasës të cilët e quanin atë “djalë”.
Por tani ajo është në gjendje që të kryejë marrëdhënie seksuale pasi kirurgët ia vendosën një vagjinë të krijuar nga njeriu, duke përdorur lëkurën e marrë nga thellësia e saj, transmeton Gazeta Express.
Tani Devan dhe burri i saj Trent shpresojnë të kenë fëmijë me ndihmon e IFV. 23-vjeçarja, e diagnostikuar me sindromin ‘Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser’, tregoi se si të dashurit e saj e braktisën atë sapo mësuan për gjendjen e saj.
“Për vite të tëra jam përqeshur dhe ndjerë ndryshe. Fëmijët më quanin ‘djalë’ dhe të dashurit zhdukeshin sapo e kuptonin se nuk mund të bëj seks”, tha ajo në një video të publikuar në Daily Mail.