Kuriozitete
Njihuni me kamarierin shqiptarë që përloti të gjithë me gjestin e tij ndaj një klienti të veçantë (Foto)
Të quhesh njeri i madh, i vlerësuar dhe i dashur nga të gjithë nuk mjafton një pozitë, por një gjest, një veprim apo një fjalë që do të mbahet mend e do të komentohet nga të gjithë.
Disa kohë më parë u bë hit fotografia e një kamarieri të huaj, i cili po ushqente një klient me aftësi të kufizuara. Të gjithë folën për atë kamarier, e vlerësuan dhe uruan më të mirën për të. Mirëpo, kur një gjest të tillë e bën një kamarier shqiptar të ngrohet zemra dhe krenaria është e madhe.
Laurim Selmani është djali nga Tetova, i cili punon kamarier në një lokal. Ditën e sotme ai pati një klient shumë të veçantë, Qamilin. Ai është një burrë me aftësi të kufizuara, por problemi i tij nuk e kufizoi, pasi Laurimi u tregua i gatshëm ta ushqente.
Të gjithë klientët janë emocionuar nga gjesti i tij dhe nuk kanë nguruar ta fotografojnë. Por, Laurimi nuk e bëri për tu fotugrafuar, nuk e bëri as që të binte në sy, e bëri këtë gjest sepse e ndjente si detyrim njerëzor, duke vërtetuar se mirësia vjen nga shpirti dhe nuk ka shtirje për të./Jetaoshqef