Connect with us

Njihuni me “mbretëreshën e zezë” e cila po lëkund konceptin e bukurisë

Kuriozitete

Njihuni me “mbretëreshën e zezë” e cila po lëkund konceptin e bukurisë

Kjo këmishë nuk shkon me ngjyrën tënde të errët. A keni provuar kremin e ri më të fundit për një ngjyrë më të bardhë? Kjo do t’ju ndihmojë të lehtësoni tonin tuaj të lëkurës. Ju mund të dukeni mirë, por lëkura juaj e errët rrënon gjithçka. Kjo është mënyra se si njerëzit e lindur me lëkurë “të errët” trajtohen në shoqërinë tonë, por jo vetëm.

Jo rrallë ne gjykojmë njerëzit nga toni i lëkurës dhe elemente të tjera të tilla. Ne të gjithë duam të vishemi me të zeza, e duam ngjyrën e zezë sepse na tregon më të dobët, por urrejmë dhe diskriminojmë njerëzit me një “ngjyrë të errët” të lëkurës. Sa ironike! Industria jonë e mediave dhe filmit rrit konceptin se “Bukuria është e Bardhë”. Ne të gjithë jemi të detyruar të besojmë se vetëm njerëzit me ton të bardhë të lëkurës mund të jenë të bukur dhe kanë të drejtë të jenë të sigurt. Sidomos kur je vajzë, nuk mund të jesh e përsosur derisa të kesh lëkurë të bardhë.

Por vëmendje! Ekziston dikush që po e ndryshon këtë koncept arkaik. Ajo është e bukur dhe quhet “Mbretëresha e errët”.

“Lëkura e zezë nuk është një simbol i turpit, por më tepër një simbol i lavdishëm i madhështisë kombëtare”, është shprehur Mark Garvey, përkrahës i nacionalizmit të zi në Xhamajka dhe veçanërisht në SHBA.

Duket sikur mbretëresha Nyakimi i qëndron përfundimisht këtyre fjalëve. Imazhet e saj janë bërë virale në internet. Tifozët e kanë kurorëzuar me titullin “Mbretëresha e errët. Dhe pa asnjë dyshim, ajo e meriton!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top