Kuriozitete
Njihuni me njeriun që flet 32 gjuhë (Video)
Ioannis Ikonomou punon për Komisionin Evropian si përkthyes.
Ai është në një pozicion prestigjioz, por më e rëndësishmja është që ai flet 32 gjuhë.
Ai i përket një grupi shumë të vogël dhe të veçantë njerëzish të quajtur hiperpoliglotë, të cilët kanë aftësinë e jashtëzakonshme për të arritur rrjedhshmëri në shumë gjuhë të ndryshme, transmeton lajmi.net
Sipas Ioannis, nuk ka ndonjë truk apo mënyrë për t’u bërë hiperpoliglot, por mënyra më e mirë për të filluar është që me guxim ta vendosni veten atje dhe të flisni gjuhën. /Lajmi.net/