Connect with us

NUK DONTE TË PAGUANTE DETYRIMIN USHQIMOR PËR FËMIJËT, BURRI VRET ISH-GRUAN NË RRUGË

Kuriozitete

NUK DONTE TË PAGUANTE DETYRIMIN USHQIMOR PËR FËMIJËT, BURRI VRET ISH-GRUAN NË RRUGË

NUK DONTE TË PAGUANTE DETYRIMIN USHQIMOR PËR FËMIJËT, BURRI VRET ISH-GRUAN NË RRUGË

Nuk donte që të paguante detyrimin ushqimor për fëmijët, kështu që vrau nënën e fëmijëve të tij.

Pak muaj para krimit, 39-vjeçari Mark Morris kishte thënë se, “Më mirë shkoj në burg, se sa të më marrin sikur një qindarkë të vetme”… dhe fatkeqësisht kështu ndodhi.

Burri akuzohet për vrasjen e Emma Day, nënën e dy fëmijëve të tij, të cilën e ekzekutoi pak pasi kishte marrë fëmijët nga shkolla, në periferi të Londrës.

Çifti ishte nda4ë para një viti, por burri nuk pranonte dot faktin se i duhej të paguante para për të mbajtur fëmijët, ndaj për këtë arsye kishte kërcënuar me vdekje disa herë ish-bashkëshorten.

Emma, e frikësuar nga fjalët e burrit, i kishte kërkuar një shoku të saj që ta shoqëronte në shkollë, por teksa po kthehej në shtëpi me fëmijët, ish-bashkëshoerti doli nga një qoshe.

Ata nisën që të debatonin lidhur me mbajtjen e fëmijëve, ku akuzonte gruan se i krkonte shumë dhe se ai nuk e përballonte dot një shifër kaq të lartë, shkruan noa.al.

Situata u degjenerua deri kur Morris nxori një thikë dhe ia nguli gruas. Ndihma e shpejtë mbërriti në pak minuta, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej gjë dhe ndërroi jetë po atë ditë, më 25 maj.

Fatmirësisht fëmijët nuk e panë krimin, pasi shoku i nënës i largoi para se situata të degradonte. Vendimi ndaj tij do të jepet më 30 nëntor, ndërkohë që këto ditë po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit./a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top