Connect with us

Nuk po na ecë martesa vetëm pse u njohëm me mesit

Kuriozitete

Nuk po na ecë martesa vetëm pse u njohëm me mesit

Unë që ju shkruaj jam një grua e re, e martuar me mesit. Ime nënë dhe nëna e burrit tim njiheshin që moti, andaj vendosën që edhe neve të na njihnin ndërmjet veti, kuptohet me qëllim të mirë, por tash nuk po del si menduan ato, sepse njohja me mesitni po më pengon edhe mua, por edhe burrit tim, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, V, nga Mitrovica.

Para më shumë se 15 vjetësh isha nxënëse në gjimnazin e Mitrovicës dhe, thënë të drejtën, më shumë më interesonin mësimet sesa dashuria, ani pse shoqet e mia të klasës aso kohe secila kishte të dashur, madje disa edhe i kishin ndërruar nga dy a tre të dashur. Më e mira shoqe imja, Vlera, madje edhe më qortonte pse vetëm unë nuk kisha të dashur…

Nëna ime aso kohe kishte një shoqe me të cilën shpesh dilte në kafe, më shumë për të kaluar monotoninë që rrinte në shtëpi sesa të pinte kafe, meqë çdo mëngjes i bëja kafe vetë. Ajo e kishte bërë muhabet punën time se si ende nuk kam të dashur, kurse shoqet e mia po. Ajo ia kishte bërë me dije se edhe djali i saj, i cili aso kohe ishte 25 vjeç, ende nuk kishte të dashur dhe ishte rast i mirë të na njoftonin ndërmjet veti. Kështu, edhe vepruan…

Atje ku u takuam na lan pak vetëm. Mbaj mend që nuk kemi biseduar fare, thjesht shkëmbenim ndonjë shikim dhe asgjë më shumë… Dhe, unë, si e përgatitur që isha për atë takim, në fund i thashë: “Po ti qenke shumë i urtë, ore!”. Ai vetëm qeshi dhe s’tha gjë. Në ndarje, me këmbënguljen e nënës së tij këmbyem numrat e telefonit.

Më shkroi të nesërmen një sms në telefon, por unë nuk ia ktheva menjëherë, por pas disa orësh. E lamë një takim pas tri ditësh në një lokal afër shtëpisë sime, ani pse ata të lokalit më njihnin mirë, madje shumë mirë, meqë edhe ishim tezakë ndërmjet veti.

Pas disa takimeve të njëpasnjëshme filluam t’ia fitonim zemrën njëri-tjetrit. Pastaj, telefonata pa fund dhe sms me tekst dashurie…

Pas gjysmë viti edhe u fejuam, e më pas edhe u martuam… Por, edhe pse e kemi një fëmijë disi prapë ka zbrazësi në dashurinë tonë: të dyve na rri në mendje se jemi njohur me mesitni, pra pa dashuri, ani pse tash nuk na mungon dashuria. Dhe, një gjë e tillë nuk po ç’rrënjoset nga mendjet tona, e që po frikësohem se një ditë edhe mund të kemi probleme në martesën tonë, sepse është një ndjenjë ftohjeje ndërmjet nesh..

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top