Kuriozitete
Nuk i preu me vite flokët, për dasëm bëhet krejt tjetër njeri
Disa persna fiksohen pas disa gjërave dhe shumë vështirë i bind për të vepruar kundër tyre. Për shembull disa janë të fiksuar ndaj veshjes së shtrenjtë, disa pas veturave, por ka edhe nga ata që janë të fiksuar ndaj flokëve të gjata.
Kështu, një grua me emrin Holly nga Florida nuk kishte prerë me vite flokët dhe pikërisht për ditën e dasmës vendosi ta bëj ndryshimin e madh, transmeton gazetametro.net
Ajo nuk kishte shkuar në floktore me vite të tëra, pasi ajo i adhuronte flokët e saj të gjata dhe stilin e thjeshtë.
“Babai im njëherë më ka thënë gjithmonë se gratë me flokët e gjata janë gjithmonë më të bukurat prandaj kurrë nuk doja t’i preja”, ka thënë Holly.
Floktarët që ndërhynë në flokët e saj, kanë thënë se kishin kohë që nuk kishin parë flokë më të dëmtuar. Flokët e saj fillimisht janë shkurtuar e më pas janë lyer me ngjyrë të bardhë.
Në fund ndryshimi i saj e bëri të lumtur edhe vetë Hollyn, e cila më pas ka thënë se tash e tutje do të ketë kujdes të shtuar mbi flokët e saj.