Kuriozitete
Nusja i helmoi nënën, djali kthehet nga Greqia: Ajo s’ishte e virgjër, hodhi jod në çarçafë …
Pak ditë pasi nusja tentoi t’i helmonte nënën duke i hedhur barin e mizave në gotën e kosit dhe akuzave të saj ndaj vjehrrit se e kishte përdhunuar, bashkëshorti i 19- vjeçares Elda Tanushi është kthyer nga Greqia.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Donald Stafa ka rrëfyer se i ati e detyroi Eldën ta pranonte atë për burrë.
Doja ta lija, kur s’më doli e virgjër. Familja dhe ajo ma hodhën fajin mua, thanë “s’merr vesh ti nga këto”, është shprehur Donaldi.
Elda hodhi jod në çarçafë natën e parë”, ka thënë ai.
Donald Stafa konfirmon se nuk do t’i rikthehet më kësaj martese dhe se nuk do t’ia falë kurrë nuses tentativën për t’i vrarë nënën.
E ndërsa kryefamiljari fatin e Eldës ia lë në dorë Gjykatës, bashkëshortja e tij, Arjana, kërkon dënim maksimal për nusen që i hodhi helm insektesh në gotën e kosit.
Personalisht kërkoj dënim maksimal për të”, shprehet ajo.