Kuriozitete
Nusja paralizohet ditën e dasmës, ja pse
Tradita boliviane për të ngritur në ajër nusen ditën e dasmës ka pasur pasoja të rënda për një 32 vjeçare. Nusja nga Sucre, Bolivi, u rrëzua nga krahët e të ftuarve ndërkohë që këta e ngrinin në ajër, duke mbetur e paralizuar.
Pas aksidentit që ndodhi mëngjesin e 2 tetorit, viktima u transferua në një qendër shëndetësore. Drejtoresha e qendrës pohon se goditja ka dëmtuar qafën dhe pavarësisht se “ka ndjeshmëri në këmbë” nuk mund t’i lëvizë ato.
Pacientja, identiteti i të cilës nuk dihet, vazhdon të jetë në spital dhe diagnoza e saj është “politraumë”, “traumë e shtyllës kurrizore” “zhvendosje e vertebrës cervikale C6” dhe “paraplegjike”.