Kuriozitete
“Operacion historik”, pamjet e gomones së bllokuar në Greqi, si ishte përshtatur për të mbajtur drogë
“Operacion historik”, pamjet e gomones së bllokuar në Greqi, si ishte përshtatur për të mbajtur drogë
Dalin pamjet e gomones e cila u kap në Greqi, e ngarkuar me dy ton drogë këtë të shtunë dhe që dyshohet se ishte nisur nga Himara drejt shtetit fqinj.
Në fotografitë që shoqërojnë shkrimin, shihen pamje brenda gomones e cila ishte përshtatur enkas, për të mbajtur të gjithë sasinë e drogës.
Media greke ‘Zougla’, e etiketon si operacionin më të madh në historinë e rojes bregdetare greke. Mësohet se lënda narkotike e sekuestruar është rreth 2 ton, ndërkohë që gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri, ku për pasojë mbeti i plagosur një skafist.
Nga të dhënat paraprake të bëra publike nga policia greke, rezulton se lënda narkotike kishte si itenerar Shqipëri-Greqi-Itali.
Gomonia u pikas në ujërat e Korfuzit dhe u kap pranë ishullit të Tzia në Athinë, pas afro 24 orësh ndjekje.
Në vijim të operacionit u arrestuan gjashtë persona, mes tyre katër shqiptarë. /a.y/noa.al
Gomonia e nisur nga Himara, kishte 2 ton drogë. Plagoset njëri nga skafistët
Ndjekje për orë të tëra, bllokohet në Greqi gomonia e ngarkuar me drogë në brigjet shqiptare
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.