Kuriozitete
Pa foshnjën e braktisur në rrugë, filloi ta ushqente me gji
Një grua në Kinë është emëruar “nëna më e bukur në botë”, pasi u kujdes dhe e ushqeu një foshnje të braktisur në një kuti letre në rrugë – të cilin e zbuloi pasi e dëgjoi duke qarë.
Nëna, emri i së cilës nuk u bë i ditur, filloi ta ushqente me gji foshnjën e cila mendohet të ketë qenë vetëm disa ditëshe, raportoi People’s Daily Online.
Foshnja u zbulua në një rrugë afër fshatit Beiwei në qytetin Xianyang, në provincën Shaanxi të Kinës, transmeton Gazeta Express.
Foshnja ishte duke ‘vdekur’ urie, kur kjo nënë e gjeti atë dhe filloi ta ushqente me gji në mes të rrugës. Gruaja, që mendohet të jetë e moshës 26-vjeçare, është emëruar “nëna më e bukur” në internet, pasi fotografitë e këtij momenti u shpërndanë në rrjete sociale.