Showbiz
Pak ditë pasi publikoi këngën, Labi shfaqet nga ulëset e Kuvendit (Foto)
“Paramendo” mban titullin kënga e tij e fundit, të cilën Labinot Tahiri e publikoi para pak ditësh.
Por nuk dihet nëse do të jetë e fundit, pasi Labinot Tahiri tashmë zyrtarisht u bë deputet i Parlamentit të Kosovës dhe për Express Rozë ai kishte deklaruar se mbrëmje muzikore do të mbajë deri me datën 15 gusht, pasi ato janë të rezervuara shumë kohë më parë.
Labi sot për herë të parë u paraqit nga ulëset e Kuvendit duke falënderuar të gjithë për besimin e dhënë.
Nga sot e tutje Labinot Tahiri do ta thërrasim deputet dhe nuk dihet nëse në një të ardhme ajo do t’i kthehet sërish muzikës dhe sërish do të jetë një këngëtar