Connect with us

Paloka: Me heshtjen e tij Rama mbron Dakon si Tahirin, po i jep mbrojtje politike krimit

Kuriozitete

Paloka: Me heshtjen e tij Rama mbron Dakon si Tahirin, po i jep mbrojtje politike krimit

Paloka: Me heshtjen e tij Rama mbron Dakon si Tahirin, po i jep mbrojtje politike krimit

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama. Në një deklaratë për mediat Paloka tha se Rama mbron kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili sipas opozitës ka dhënë favorizime për tendera në këmbim të votës në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Në Durrës politika dhe krimi janë bërë një. Këtë model Edi Rama e ka ngritur kudo njësoj – në Durrës, Elbasan, Tiranë. Formula është “përdor krimin dhe paratë për të marrë zgjedhjet. Më pas, me pushtetin e fituar pasurohu për vete pasuro dhe krimin”.

Modeli dhe formula provohen nga përgjimi që disponon Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku Vangjush Dako është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave. Por Edi Rama dhe Vangjush Dako nuk u japin asnjë shpjegim shqiptarëve. Qëllimi i tyre është të heshtin derisa të kapin plotësisht Prokurorinë”, u shpreh Paloka.

Më tej Paloka thekson se marrja nën kontroll e prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë e bën Vangjush Dakon të ndjehet i paprekshëm. “Edi Rama po e trajton Kryetarin e Bashkisë së Durrësit njësoj si Saimir Tahirin. Po i jep mbrojtje politike nga drejtësia, sepse gjithçka dhe të gjithë lidhen me Edi Ramën.

Me Edi Ramën lidhet krimi nëpërmjet Saimir Tahirit, Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos, Agron Xhafajt. Drejtësia do të jetë e pafuqishme ndaj tyre derisa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Vetëm me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për luftën kundër krimit të organizuar”, përfundon Paloka. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top