Connect with us

Pamje të rënda/Makina përplas të moshuarin në Tiranë

Lajme

Pamje të rënda/Makina përplas të moshuarin në Tiranë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një makinë ka përplasur këmbësorin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ku mjeti tip “Benz A Class” ka përplasur një burrë.

Në fotot e siguruara nga BalkanWeb, duket personi në fjalë i shtrirë buzë rrugës dhe i gjakosur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai është në gjendje të rëndë, nuk lëviz dhe me zor merr frymë.

Një grup njerëzish janë mbledhur për t’i ofruar ndihmë ndërkohë që pritet të vijë dhe ambulanca për t’i dhënë mjekimin e nevojshëm.

Nuk bëhet ende e ditur gjëndja shëndetësore e të aksidentuarit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top