Kuriozitete
Pamjet foto dhe video nga Kreta ku kriminelja 26-vjeçare greke vrau të riun shqiptar se u ankua për muzikën e lartë
Pamjet foto dhe video nga Kreta ku kriminelja 26-vjeçare greke vrau të riun shqiptar se u ankua për muzikën e lartë
Një shqiptar është qëlluar për vdekje nga komshia e tij.
Ngjarja tragjike është regjistruar në Kretë të Greqisë, ku viktimë e sulmit ka mbetur një 35-vjeçar.
Mediat greke kanë shkruar se shqiptari, baba i dy fëmijëve, është masakruar me thikë nga një komshie 26-vjeçare.
Në bazë të raportimeve, shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e vajzës greke, për t’i kërkuar të ulë zërin e lartë të muzikës, në orën 01:00 të mëngjesit.
Ajo ishte në krizë totale, pasi ishte përdoruese droge, shkruajnë mediat greke.
Kur fqinja greke 26 vjeçe e kishte parë shqiptarin që po vinte, kishte marrë një thikë në kuzhinë dhe e kishte goditur disa herë në kraharor.
Menjëherë ishin njoftuar ambulanca dhe policia, por edhe pse ndërhyrja ishte e shpejtë, babai i dy fëmijëve, një djali 7 vjeç dhe i një vajze 15 muajshe ka ndërruar jetë rrugës për në spital./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.