Kuriozitete
Panik i vërtetë, shkëputet një masiv i madh akulli
Panik i vërtetë, shkëputet një masiv i madh akulli
Nga akullnaja e Gray në Kili, është shkëputur një masiv i madh akulli, në zonën e parkut kombëtar Torres del Paine, në jug të vendit.
“Një situatë e paralajmëruar, por e papritura është se bëhet fjalë për një copë akulli me përmasa shumë të mëdha”, shpjegoi Ricardo Jana, i institutit antarktik të Kilit (INACH).
Shkëputja e akullit me përmasa 350 me 280 metra, ka ndodhur në sektorin e quajtur “gjuha lindore”, në pjesën e akullnajës që gjatë 12 viteve të fundit ka humbur qindra metra katrorë sipërfaqe, pa pasur një arsye të saktë.
Sipas Jana, ndryshimi klimatik është një faktorët kryesor që po kontribuon në këtë fenomen, por kjo gjë ka ende nevojë për verifikim.
“Pavarësisht se mund të jetë një kërcënim, është një mundësi e mirë për të hetuar dhe eksperimentuar në kohë reale se çfarë po ndodh”, tha Jana. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.