Connect with us

Parashikimi i motit, e diel 19 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e diel 19 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e diel 19 nëntor 2017

Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore deri në mesditë kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin.

Pjesa e dytë e ditës sjell fuqizim të vranësirave në territor duke sjellë edhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit ndërsa reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një rënie me të lehtë gjatë mëngjesit por një rënie më të ndjeshme në orët e mesditës duke bërë që maksimumi në territor të zbresë në 16- 17°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare por deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor- Perëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë.

Europa

Europa Juglindore dhe kryesisht rajoni i Egjeut dhe Detit të Zi, mbeten me vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu dhe stuhi ere.

Po ashtu, pjesërisht Skandinavia dhe zonat Qendrore të Europës duke përfshirë edhe Alpet Europiane, paraqiten me vranësira dhe reshje afatshkurtra shiu e dëbore.

Ndërsa Europa Perëndimore duke përfshirë edhe Mesdheun Qendror si edhe pjesërisht zonat Lindore të Europës vijojnë në kushtet e kthjellimeve me vranësira kalimtare. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top