Connect with us

Parashikimi i motit, e enjte 23 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e enjte 23 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e enjte 23 nëntor 2017

Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin përjashtuar ekstremin Veriperëndimor gjatë paradites ku do ketë vranësira kalimtare.

Gjatë pasdites vijojnë kthjellimet në të gjithë territorin por vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Verior të vendit. Mbrëmja dhe nata mbeten në kushtet e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje me 2- 3°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat pritet të luhaten nga 0 në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të vijojë të ketë dallgëzim të ulët.

Europa

Brigjet Perëndimore të Europës do të përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe të përkohshme shiu të shoqëruara me stuhi ere. Po ashtu, Ishujt Britanikë dhe Europa Veriore mbeten me vranësira dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore.

Por vijon dominimi i motit të kthjellët me temperatura të ulëta gjatë mëngjeseve dhe natës, në pjesën më të madhe të kontinentit Europian. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top