Connect with us

Parashikimi i motit, e martë 21 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e martë 21 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e martë 21 nëntor 2017

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.

Pasditja do të vijojë e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në zonat malore në Veri dhe Verilindje të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie në mëngjes, më e ndjeshme në ultësirën perëndimore por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 22 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Verior ndërsa në det krijohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Pellgu i Detit të Zi vijon me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore. Po ashtu, Veriu i ishujve Britanikë dhe vendet e Balltikut dominohen nga vranësira e reshje të shpeshta shiu e dëbore të shoqëruara edhe me stuhi të forta ere.

Ndërsa në pjesën më të madhe të kontinentit Europian, vijon dominimi i motit të kthjellët por të ftohtë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top