Kuriozitete
Parashikimi i motit, e martë 28 nëntor 2017
Parashikimi i motit, e martë 28 nëntor 2017
Ultësira perëndimore dominohet nga kthjellime e vranësira kalimtare ndërsa vranësira të shpeshta e reshje të pakta, do të ketë në zonat Lindore.
Pasditja kthjellon kushtet e motit edhe në Lindje të duke bërë që Shqipëria të dominohet nga mot i kthjellët por i ftohtë.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rënie gjatë mëngjesit por nuk priten ndryshime të ndjeshme gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verior duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.
Europa
Perëndimi dhe Qendra e Europës duke përfshirë edhe rajonin e Baltikut paraqiten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.
Po ashtu, vranësira dhe shira të përkohshëm dominojnë motin në ekstremin Jugor të gadishullit Iberik dhe gjithë pellgun e Detit të Zi.
Ndërsa vendet e Mesdheut dhe pjesërisht Europa Qendrore dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.