Kuriozitete
Parashikimi i motit, e mërkurë 22 nëntor 2017
Parashikimi i motit, e mërkurë 22 nëntor 2017
Kthjellimet dominojnë ultësirën perëndimore ndërsa vranësira të lehta e kalimtare shfaqen herë pas here në zonat Lindore.
Edhe pasditja do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët me vranësira të lehta, më të dukshme në zonat malore Lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje me 2 – 3°C në të dy ekstremumet termike ditore, më e ndjeshme gjatë mesditës duke ngjitur maksimumin territorial në 17°C.
Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 18 – 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor dhe për pasojë, në det do të vijojë dallgëzim i ulët.
Europa
Ishujt Britanikë, Veriperëndimi i kontinentit si edhe Europa Veriore do të përfshihen nga vranësira të fuqishme me reshje të konsiderueshme shiu e dëbore dhe stuhi të forta ere.
Ndërsa Europa, në 80% të hapësirës kontinentale mbizotërohet nga kthjellimet dhe masat e ftohta ajrore. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.