Connect with us

Parashikimi i motit, e mërkurë 29 nëntor 2017

Kuriozitete

Parashikimi i motit, e mërkurë 29 nëntor 2017

Parashikimi i motit, e mërkurë 29 nëntor 2017

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonat Qendrore por vranësira më të shpeshta do të ketë në ekstremet Veriore dhe Jugore të vendit.

Mesdita sjell shtim të vranësirave në territor duke sjellë reshje të pakta në zonat Veriore ndërsa reshje të izoluara në pjesën tjetër të territorit. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat fuqizohen duke gjeneruar reshje në pjesën më të madhe të vendit, më të dendura në zonat Veriore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por një rritje me 2-3°C pritet të shënohet gjatë orëve të mesditës. Era do të fryjë mesatare por deri e fortë në det, me shpejtësi 57 km/h nga drejtimi Jugor duke ri-forcuar në det dallgëzimin mbi 4 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e Europës dominohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Reshje të dendura pritet të bien në pellgun e Mesdheut dhe zonën e Alpeve Europiane.

Ndërsa vranësira kalimtare dhe kthjellime të shpeshta do të ketë Europa Juglindore dhe pjesërisht Perëndimi dhe Qendra e kontinentit. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top