Showbiz
Pas muajit të mjaltit, ja çfarë dhurate merr “Kemali” me bashkëshorten (Foto)
Çifti i njohur turk, aktori Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen ditë më parë i kanë dhënë fund beqarisë.
Ata u martuan në një ceremoni shumë të bukur e me shumë të ftuar, ndër ta edhe shumë yje të njohura.
Pas kësaj çifti simpatik shkuan në ishujt Maldive në muajin e mjaltit, transmeton Gazeta Express.
Nga atje Burak e Fahriye kanë postuar imazhe tejet të bukura.
Por gjërat e bukura për çiftin nuk ndalen me kaq.
Teksa ata po ktheheshin nga muaji i mjaltit kanë marrë një dhuratë shumë të bukur.
Në aeroplan çifti ishte befasuar nga ekipi i Turkish Airlines me një tortë shumë të bukur ku shihet fotografia e Burak së bashku me Fahriyen.
Fahriye është shprehur shumë e emocionuar duke e ndarë këtë me gjithë fansat e saj në Instagram.
“Fluturimi ynë kthimi pas muajin e mjaltit ne nuk mund të jetë më i bukur se sa me këtë surprizë të ëmbël”, kishte shkruar Fahriye duke falënderuar ekipin e Turkish Airlines për këtë surprizë./Gazeta Express/