Kuriozitete
Pavarësia e Shqipërisë, Kryemadhi bashkohet në Elbasan me të zgjedhurit e PS
Pavarësia e Shqipërisë, Kryemadhi bashkohet në Elbasan me të zgjedhurit e PS
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zgjedhur qytetin e Elbasanit, zonë ku u zgjodh deputete për të uruar 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ajo është parë paraditen e sotme bashkë me kryebashkiakun socialist Qazim Sejdini, i cili mbante fashën simbol me ngjyrat kuq e zi.
Po ashtu bashkë me ta ishte edhe deputetja socialiste e Elbasanit, Evis Kushi.
Me rastin e kësaj feste, kryetarja e LSI ka lënë mënjanë ndasitë politike me Partinë Socialiste, duke u shfaqur me të zgjedhurit e kësaj partie.
Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë, ku do të mbahet ceremonia simbol e ngritjes së flamurit. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.