Connect with us

PD: Paratë në makinën e biznesmenit Sota ishin të Tahirit, Rama po pengon drejtësinë

Kuriozitete

PD: Paratë në makinën e biznesmenit Sota ishin të Tahirit, Rama po pengon drejtësinë

PD: Paratë në makinën e biznesmenit Sota ishin të Tahirit, Rama po pengon drejtësinë

Nga selia e Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj nxori një dokument që sipas tij vërteton se biznesmeni nga Elbasani Orest Sota nuk kishte mundësi të bënte biznes me Kurum. Sipas tij, 863 mijë eurot e gjetura në makinën e Sotës bashkë me patentat vërtetojnë edhe njëherëë akuzatt e ngritura nga opozita edhe më herët se paratë i takonin ish-ministrit Tahiri.

Alibeaj tha se dispononte një dokument gjykate që i përket muajit qershor të vitit 2017, sipas të cilit Jusuf Kurum e kishte të ndaluar i transaksionin cash ashtu edhe nëpërmjet bankës për shkak se kishte shpallur falimentimin.

“Partia Demokratike disponon fakte të reja, që provojnë se Orest Sota ka penguar drejtësinë, duke mos thënë të vërtetën për pronësinë e 863 mijë eurove, të kapura në makinën e përdorur prej tij bashkë me patentat e Saimir Tahirit. Versioni i tij, se me 863 mijë euro do të blinte hekur tek Kurum është një mashtrim për të mos treguar, se paratë ashtu si patentat, i përkasin Saimir Tahirit.

PD disponon dokumentat e gjykatës të qershorit 2017 se administratori Jusuf Kurum, e kishte të ndaluar çdo transaksion cash apo nëpërmjet bankës për shkak të procedurave të falimentit të kompanisë. Sipas dokumentit të depozituar më 3 gusht 2017 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çdo transaksion mbi 20 milionë lekë i administratorit Jusuf Kurum do të ishte i pavlefshëm. Kjo do të thotë se Orest Sota e kishte të pamundur të bënte biznes me Kurum, me shifrën e 863 mijë eurove, pak më shumë se 1 milionë dollarë”, u shpreh Alibeaj.

Më tej ai theksoi se Partia Demokratike nuk ka patur dyshim, që prej fillimit, se paratë i përkasin Saimir Tahirit, i cili sipas tij po vazhdon përpjekjet për të fshehur provat që e akuzojnë për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

“Ne dyshojmë se këtë qëllim ka patur edhe udhëtimi i tij i mistershëm në Gjermani. Faktet e publikuara në media, provojnë se versioni i hedhur prej Tahirit, se po i qëndronte afër të atit për arsye shëndetësore, nuk qëndron. Babai i Saimir Tahirit, ka hyrë dhe ka dalë nga Shqipëria, përpara largimit të Saimir Tahirit në Gjermani”, shti ai.

Në deklaratën e tij Alibeaj hedh sërish akuza ndaj kryeministri Rama se po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij, të lidhur me krimin dhe drogën.

“Publikimi në media i pohimit të Ramës, para deputetëve socialistë, se gjetja e patentave në makinën e Sotës nuk është një fakt për të cilin Tahiri duhet të shqetësohet, është mesazh për pengimin e drejtësisë. Edi Rama po e pengon drejtësinë edhe me rastin e Vangjush Dakos, i cili është regjistruar gjatë zgjedhjeve, duke u premtuar tendera kriminelëve më të rrezikshëm të Durrësit në këmbim të blerjes së votave.

Heshtja e kryeministrit të vendit, për përfshirje në krimin e rëndë të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe blerjes së votës në shkëmbim të tenderave të dy bashkëpunëtorëve të tij, Tahiri dhe Dako, ka një qëllim: të fitojë sa më shumë kohë derisa ta kapë plotësisht Prokurorinë. Edi Rama po u jep atyre mbrojtje politike nga drejtësia, sepse, gjithçka dhe të gjithë, lidhen me Edi Ramën”, tha Alibeaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top