Kuriozitete
Për herë të parë pas gjashtë vitesh: Çohet në këmbë, njeriu me peshën më të madhe në botë (Foto)
Juan Pedro Franco Salas nga Meksika, i cili peshon mbi 500 kilogramë, ia ka dalë të ecë për herë të parë pas gjashtë vitesh.
Një ekip specialistësh ia kanë dalë ta ngritin 32-vjeçarin dhe ta ndihmojnë të kapet për pajisjen metalike të punuar për të. Më pas ai ka lëvizur vet.
Shkaku i gjendjes shëndetësore dhe peshës së rëndë, i riu ka qenë në regjim shtrati dhe për të është dashur të përkujdesen familjarët.
Por, përmes një projekti hulumtues, është mundësuar ndihma dhe dërgimi i tij deri në spital, ku i janë bërë disa analiza.
Për momentin, Salas është njeriu më i plotë në botë, pasi një tjetër që e mbante këtë pozitë është ndarë nga jeta në vitin 2014.
Me 558 kilogramë, Manuel Urime kishte hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, si njeriu me peshën më të madhe.