Connect with us

Përjashtohen tre zyrtarë të zyrave të Hipotekës pas denoncimeve të qytetarëve

Kuriozitete

Përjashtohen tre zyrtarë të zyrave të Hipotekës pas denoncimeve të qytetarëve

Përjashtohen tre zyrtarë të zyrave të Hipotekës pas denoncimeve të qytetarëve

Tre zyrtarë hipotekash, në Tiranë dhe në Fier janë përjashtuar sot nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj pasi mori në shqyrtim ankesat e dy qytetarëve në portalin “Shqipëriaqëduam.al”

Rasti i parë ishte në Fier dhe ministrja urdhëroi përjashtimin e juristit pranë zyrës rajonale Fier. Zonja Mema, një qytetare nga Fieri, kishte paraqitur ankesën më 29 tetor 2017.

Kishte aplikuar dhe shlyer të gjitha detyrimet pranë ZRPP-së Fier për rivlerësim të pronës që në maj të vitit 2017. Pas ndërhyrjes së ministrisë më 10 nëntor 2017 zyra rajonale e Fierit ka lëshuar çertifikatën e pronësisë.

Ndërkohë ministrja urdhëroi "Përjashtim nga zyrat të zotit Myrto pranë zyrës rajonale Fier, si personi përgjegjës për abuzim me detyrën në shkelje të së drejtës së qytetarit."

Rasti i dytë, një qytetare nga Tirana që kishte aplikuar te zyra rajonale Tiranë dhe dokumentet kishin ngelur për firmë pranë drejtorive përkatëse.

Qytetarja nga Tirana kishte paraqitur ankesën më 26 tetor të vitit 2017. Nga data 18 tetor 2017 dokumentet kishin ngelur për firmë pranë zyrave përkatëse.

Pas ndërhyrjes u arrit të firmosej kontrata e shitblerjes. U përjashtuan nga zyra specialistët Salku dhe Ismaili, si persona përgjegjës për abuzimin me detyrën.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në deklaratën për median pasi dha lajmin e përjashtimeve paralajmëroi shkarkime të tjera në rastet kur vihen re abuzime me detyrën. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top