Connect with us

Përmbytjet, ministri Xhafaj zbret në terren, qytetarët shpërthejnë ndaj tij: Po mbytemi

Kuriozitete

Përmbytjet, ministri Xhafaj zbret në terren, qytetarët shpërthejnë ndaj tij: Po mbytemi

Përmbytjet, ministri Xhafaj zbret në terren, qytetarët shpërthejnë ndaj tij: Po mbytemi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, paraditen e sotme ka shkuar në autostradën Tiranë-Durrës për të monitoruar situatën e krijuar për shkak të përmbytjeve prej reshjeve të dendura të shiut.

Ai e ka cilësuar si një situatë të jashtëzakonshme, ndërsa ka thënë se e gjithë policia është në gatishmëri qysh prej mbrëmjes së djeshme.

“Kemi vënë në dispozicion karrotrecët dhe në momentin e zhvendosjes të jenë prezentë dhe drejtuesit e mjeteve por dhe ti ruajmë të mos dëmtohen më shumë”, u shpreh Xhafaj.

Lidhur me momentin kur do hapet autostrada, ai tha se kjo gjë do të ndodhë në momentin që do të largohen mjetet.

Por ministri është përballur dhe me debate të forta nga qytetarët dhe pronarët e bizneseve të prekura nga përmbytjet.

“Desh jemi mbytur mbrëmë. E kam marrë nënën në krahë se nuk na erdhi askush në ndihmë. Çdo vit ndërrojmë mobiljet për shkak të përmbytjeve”, tha një djalë i ri, i cili përfundoi në lot.

Ai u ankua se kishte telefonuar policinë për ndihmë por nuk ka marrë reagim, ministri i dha numrin e tij të telefonit duke i thënë se nëse nuk merr reagim, e ftoi që ti shkruaj.

Por një zyrtar i lartë i policisë së Tiranës, replikoi duke thënë se policia që nga mbrëmja e djeshme iu është përgjigjur mbi 16 mijë telefonatave.

Qytetarët i kërkuan ministrit që të shohë pronat e tyre se si janë dëmtuar prejpërmbytjet. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top