Kuriozitete
Përmbytjet, OSHEE jep njoftimin më të fundit
Përmbytjet, OSHEE jep njoftimin më të fundit
Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se janë riparuar shumica e defekteve në vend të shkaktuara nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e ditëve të fundit.
Sipas të dhënave të OSHEE të orës 19:00, kanë mbetur vetëm 16 fidera pa energji në rang vendi.
Defektet janë në fidera që furnizojne me energji elektrike zona rurale dhe zona rurale të thella, ku linjat janë ajrore dhe nën goditjet e reshjeve të shirave, çka sjell vështirësi në riparim.
OSHEE njofton se “aktualisht punonjësit e kompanisë ndodhen në terren në gadishmëri të plotë për eleminimin e defekteve në disa prej fshatrave të Vlorës, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit.
“Të gjithë fiderat që furnizojnë me energji elektrike konsumatorët e rendësisë së veçantë dhe hidrovoret, vazhdojnë të jenë në punë”, njofton OSHEE./a.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.