Kuriozitete
Përmbytjet, Rama: Situatë e jashtëzakonshme, pritet rëndim i gjendjes
Përmbytjet, Rama: Situatë e jashtëzakonshme, pritet rëndim i gjendjes
Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me situatën e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve të shkaktuara prej duke e cilësuar si një situatë të jashtëzakonshme.
“Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura”, shkruan Rama në Facebook, ku publikon edhe fotografi nga përmbytjes.
Ai bën me dije se gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona.
Rama bën me dije se gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, por ai garanton se janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.
“I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës”, deklaron Kryeministri.
Ai fton për bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës së qytetarëve në radhë të parë. /a.y/noa.al
Emergjencat në Kryeministri: Situata e rëndë në jug! Vjosa ngre alarmin për Fierin e Vlorën
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.