Kuriozitete
Përplasi me makinë një person dhe u zhduk, arrestohet i dyshuari
Përplasi me makinë një person dhe u zhduk, arrestohet i dyshuari
Vihet në pranga autori i dyshuari i aksidentit me pasojë një të plagosur, ku pas përplasjes me makinë të një këmbësori, autori i dyshuar u zhduk nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, nga ana e policisë u bë arrestimi i 21-vjeçarit Endri Novi, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës.
Ai akuzohet se pasditen e së dielës duke drejtuar mjetin tip “Seat Cordoba”, me targë AA 964 GJ, ka goditur këmbësorin D.D., 64 vheç nga fshati Krahës i Tepelenës.
Pas përplasjes ai është është larguar nga vendi aksidentit për t’u kapur vetëm ditën e djehsme.
Ndërkohë i aksidentuari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al
Aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin dhe largohet
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.