Connect with us

Përurimi i shtatores së Nënë Terezës në Kroaci, Meta: Vepra e saj, udhërrëfyesi ynë

Kuriozitete

Përurimi i shtatores së Nënë Terezës në Kroaci, Meta: Vepra e saj, udhërrëfyesi ynë

Përurimi i shtatores së Nënë Terezës në Kroaci, Meta: Vepra e saj, udhërrëfyesi ynë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në qytetin kroat të Porečit, ku mori pjesë në ceremoninë e përurimit e të bekimit të shtatores së Shenjtores dhe bamirëses shqiptare Nënë Tereza.

Në fjalën e tij Presidenti Meta shprehu vlerësimet më të larta për Nënë Terezën, duke theksuar se vepra e saj duhet të shërbejë si udhërrëfyer për të gjithë popujt, në mënyrë që të kemi një shoqëri më tolerante dhe respekt të ndërsjelltë.

Meta tha se ngritja e shtatores së Nënë Terezës në një qytet kroat, dëshmon edhe një herë lidhjet vëllazërore që ka mes dy popujve.

“Vepra e Nënë Terezës duhet të na udhëheqë edhe më tej, në punën tonë për një shoqëri tolerante, mirëkuptuese, me respekt të ndërsjellë dhe solidaritet pa dallime sociale, etnike, kulturore apo religjioze. Kjo vlerë e madhe e Shën Nënë Terezë, bëri që ajo të bëhet qytetare e botës, mike e popujve, e besimeve dhe qytetërimeve të ndryshme”, theskoi në fjalën e tij Meta

Në këtë ceremoni kreu i shtetit shoqërohej nga Kardinal Ernest Simoni (Troshani), me Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesič, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, dhe shumë personalitete të tjera nga të gjitha trevat shqiptare.

Vepra me autor Anto Jurkič, është realizuar nga Kryetari i Këshillit organizativ Idriz Sulejmani dhe mbarë bashkësia shqiptare në bashkëpunim me Bashkinë e Porečit. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top