Kuriozitete
Plagosja e ushtarakut pranë repartit në Shkodër, arrestohet i shpalluri në kërkim
Plagosja e ushtarakut pranë repartit në Shkodër, arrestohet i shpalluri në kërkim
Zbardhet plagosja e ndodhur një javë më parë, ku një ushtar u plagos me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi më 20 shtator, ku u qëllua me armë zjarri 23-vjeçari E. Z., banues në Vaun e Dejës, me detyrë ushtarak pranë repartit ushtarak në Vaun e Dejës.
Gjatë ditës së djeshme, është vënë në pranga autori i dyshuar i shpallur në kërkim, Pashk Gjoni, 20 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkodrës në 20 shtator, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe municioneve”.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.