Kuriozitete
Plaka kosovare që po i ndihmon gratë të mbesin shtatzënë
87 vjeçarja, Halime Karaqica nga fshati Gllanasell i komunës së Drenasit ka ndihmuar qindra femra shqiptare që kanë pasur probleme me shtatzëninë.
Përmes terapive që vetëm ajo di të bëjë, nëna Halime ka bërë që për shumë femra ëndrra e tyre e të qenit nënë të realizohet, raporton arbresh.info.
Ajo përmes masazhit që ua bënë grave e kupton se ku është problemi që ato nuk kanë fëmijë.
Djali i saj tregon se profesioni i saj nuk është shkencërisht i vërtetuar por vetëm si fenomen që ka treguar rezultate të jashtëzakonshme.
Ai ka thënë që këtë profesion, nuk e ka trashëguar askush nga familja.