Kuriozitete
Plas sherri mes Ambrës dhe Donës, shkak bëhet një mashkull
Ambra dhe Dona janë dy mikeshat që ishin pjesë e show-t “Big Brother” nga i cili fituan një vëmendje shumë të madhe. Pas daljes nga shtëpia e famshme, ato u panë shpeshherë në shoqërinë e njëra-tjetrës ndërsa së fundmi jo më sepse siç duket sherri ka hyrë mes tyre.
Këtë e ka bërë të ditur Ambra e cila mbrëmjen e sotme ka postuar një status ku i shkruan Donës se nuk e priste këtë që i ka bërë ajo dhe një person tjetër e me shumë gjasa ky person duket të jetë Elsamedi i cili së fundmi është parë shpesh me Donën.
“Të kisha shoqe që nga jashtë dhe nuk prisja nga ty këto gjeste. Jam e surprizuar nga ti dhe aktrimi jot. Bravo vazhdoni kështu siç jeni. E treguat fytyrën kush jeni”, shkruan Ambra.
Ndërsa Dona nuk e ka lënë pa përgjigje ish-shoqen dhe i shkruan: “Shoqe? Fjalë e madhe për t’u thënë po mbylle gojën se dukesh më e bukur”.