Kuriozitete
Plas sherri në mes të qytetit, të rinjtë me hekur në dorë
Plas sherri në mes të qytetit, të rinjtë me hekur në dorë
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur një ditë më parë, në qytetin e Vlorës.
Kalimtarët e rastit kanë parë me tmerr e habi një sherr në mes të rrugës, pranë zonës së njohur si “Albano dhe Romina”.
Dy meshkuj po ziheshin keq me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte një hekur të madh në dorë duke u përpjekur “t’i hapte kokën” kundërshtarit.
Video në vijim është disi e shkurtër por dallohet mjaft qartë agresioni dhe tërbimi i personave të përfshirë. Gjithashtu në video dallohet edhe një person i cili përpiqet t’i ndajë, shkruan JOQ.
Qytetarët që filmuan skenën shprehen se u larguan të tmerruar nga ajo që panë dhe nuk e kanë idenë se çfarë ndodhi më tej dhe se si u mbyll sherri. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.