Showbiz
Po “çmendin” pushuesit në jug, kapen “mat” modelet
Oriola Marashi dhe Elena Lika, dy nga modelet më të kërkuara dhe më të suksesshme të momentit, kanë ngritur temperaturat këtë fundjavë në plazhin e Dhërmiut.
Shërbimet fotografike me foto fustanesh nusërie kanë qenë të shumta për dy modelet këtë verë ndërkohë që nuk kanë munguar udhëtimet në plazhet e bukura të Italisë dhe shumë foto të bukura, të realizuara si gjithmonë nga Mërtiri. Duket se vajzat kanë një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Ato i shërbejnë njëra-tjetrës duke u lyer me krem apo duke i sistemuar rrobat e banjos. Një gjë tjetër që bie në sy është që fotot artistike të vajzave janë superreale. Ne këtu kemi mundësi të shohim linjat e tyre realisht si janë dhe duhet thënë se vajzat janë perfekte, pa asnjë nevojë modifikimi në fotoshop.
Vajzat janë fotografuar nga paparaci i “Panorama”.