Kuriozitete
‘Po thuaje troç që ke punuar në ndërtim’, Silva i nxjerr ‘sekretin’ këngëtarit live në emision
Të ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show” ishin Silva Gunbardhi dhe Defri, dy këngëtarët shumë të njohur që kanë realizuar edhe këngën “Marak”, të publikuar pak ditë më parë e që ka arritur mijëra klikime.
I pyetur nga gazetari se çfarë punonte përpara se të bëhej këngëtar, Defri tha: “Kam jetuar në Itali, kam familjen, kemi një biznes familjar”.
“Po ti më përpara me çfarë merreshe?”, e pyeti sërish Ervin Kurti Defrin. “Atje”, u përgjigj këngëtari si për të mos zbuluar çfarë punonte ndërsa Alban Dudushi i tha: “Po çfarë pune ke bërë pra?”
Këtu ndërhyri Silva e cila u shpreh: “Po thuaje troç o vëlla ka punuar në ndërtim”.
“S’kemi të gjithë fatin që ta kemi mami dhe babin artist që ta kemi rrugën e shtruar. Nuk është e thjeshtë”, tha Silva.
“Atje ku punoja gjithë ditën vetëm këndoja dhe më thonin të gjithë të vija në Shqipëri t’i futesha muzikës. Më ndihmuan vllezërit që realizova klipin dhe prej 6 vitesh nuk punoj në ndërtim, jetoj vetëm me muzikë”, tregoi Defri.