Connect with us

Polemika për një statujë “pedofile”, shkolla vendos që ta mbulojë

Kuriozitete

Polemika për një statujë “pedofile”, shkolla vendos që ta mbulojë

Polemika për një statujë “pedofile”, shkolla vendos që ta mbulojë

Një statujë dedikuar San Martino de Porres, besimtarit peruan, shenjtori i parë me ngjyrë i kishës katolike, ka shkaktuar polemika të forta të Australi.

Shkolla Blackfriars në Adelaide, u detyrua që ta mbulojë për shkak se statuja u konsiderua “fyese”. Në statujën e shenjtorit shihet një panine dhe një fëmijë… por për fat të keq buka është pozicionuar në një vend që krijon keqkuptime.

I menjëhershëm ishte reagimi në rrjetet sociale dhe në media. Fotografia e statujës së San Martino de Porres nisi të përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar polemika të forta, çka bëri që shkolla të detyrohet ta mbulojë statujën në pritje të vendimit përfundimtar, shkruan noa.al.

Drejtori i shkollës, Simon Cobiac, tentoi që të shpjegojë që nga gjeneza rastin, duke thënë se statuja u prodhua në Vietnam dhe se ishte parë vetëm e vizatuar, por se në moentin e dorëzimit u pa si ishte në të vërtetë.

Vetëm pas bujës që bëri rasti në rrjetet sociale, shkolla vendosi që të ndërhyjë. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top