Connect with us

Policia ka gati hartën e krimit, ja ku veprojnë 40 bandat në Shqipëri

Kuriozitete

Policia ka gati hartën e krimit, ja ku veprojnë 40 bandat në Shqipëri

Policia ka gati hartën e krimit, ja ku veprojnë 40 bandat në Shqipëri

Policia e Shtetit ka skeduar rreth 40 grupe kriminale që veprojnë në të gjithë Shqipërinë.

Ky është rezultati në të cilën ka dalë pas hetimeve të kryera, autoritetet e rendit në të 12 qarqet e vendit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Tre javë nga nisja e këtij operacioni, tashmë ekspertët kanë në dorë një hartë të veprimtarisë së krimit të organizuar në Shqipëri.

Sipas asaj që raporton Top Channel, këto grupe kriminale kryejnë aktivitete të jashtëligjshme që nga vjedhjet dhe trafiqet, e deri te pengmarrjet dhe vrasjet.

Nga skanimi rezulton se 53 % e tyre merren me kultivim dhe trafikim narkotikësh, 11 % me trafiqe të paligjshme, 18 % me krime të rënda si vrasje dhe pengmarrje, dhe 18 % me krim ekonomik.

Durrësi konsiderohet si zonë më e nxehtë për shkak të pozitës gjeografike dhe influencës që i sjell porti më i madh i vendit. Vetëm në Durrës dhe Shijak janë të paktën 7 grupe kriminale.

Ndërsa menjëherë pas Durrësit renditet Vlora me të paktën 5 grupe kriminale, që dyshohet se aktivitetin e kanë të shtrirë edhe përtej Adriatikut.

Elbasani është një tjetër pikë e nxehtë, me të paktën 3 grupe kriminale që janë të skeduara ndër vite në dosjet e policisë. Po kaq grupe ka edhe Shkodra dhe Fieri.

Ndërsa kryeqyteti edhe pse ka vëmendjen më të madhe, duket më i qetë. Megjithatë edhe në Tiranë mësohet se janë 2 grupe kriminale të skeduar, por sipas policisë kanë qenë inaktivë kohët e fundit.

Ndërkohë qarqet më të qeta duket të jenë Korça, Kuksi, Berati, Lezha, Gjirokastra dhe Dibra.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top