Kuriozitete
Prag tragjedie në familje, godet me thikë vëllain dhe kunatën
Prag tragjedie në familje, godet me thikë vëllain dhe kunatën
Një 35-vjeçar nga Elbasani ka goditur me thikë vëllanë e tij dhe kunatën, në shtëpi.
Ai është Altin Illiu, i cili pas ngjarjes së rëndë është ndaluar nga policia.
Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, në banesë, pas një konflikti të momentit me familjarët ka goditur me thikë vëllain e tij shtetasin G.I., 43 vjeç dhe kunatën e tij shtetasen M.I., 39 vjeçe.
Policia sqaron se vëllai ndodhet në spitalin Kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën ndërsa bashkëshortja e tij, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë.
Grupi hetimor gjatë kontrollit të shtëpi ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materilale thikën me të cilën Altin Illiu goditi vëllain dhe kunatën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /k.k/noa.al/
Foto ilustruese
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.